Arrestohet hajduti nga Shkupi i dyshuar për vjedhje në automjete

Arrestohet hajduti nga Shkupi i dyshuar për vjedhje në automjete

Nëpunës policorë të NJPB Qendër dhe Bit Pazar, Njësitit për Tregti të Palejuar me Drogë dhe të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup me Urdhëresë të Gjykatës Themelore Penale Shkup, dje kanë kryer bastisje në shtëpinë e E.N. (20) nga Shkupi, i cili dyshohet se ka kryer vepra penale “vjedhje të rënda” në automjete dhe gjatë bastisjes janë gjetur më shumë sende për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin nga veprat penale.

Nga MPB njoftojnë se personi është arrestuar në stacion policor dhe me të është realuzuar bisedë zyrtare, kurse në koordinim me Prokuror Publik do të parashtrohet kallëzim përkatës penal. Ai është paraqitur para Gjykatësit në procedurë paraprake i cili i ka përcaktuar masën e paraburgimit.

MARKETING