Arrestohen tre persona në Shkup, policia gjen drogë dhe armë gjatë bastisjeve

Arrestohen tre persona në Shkup, policia gjen drogë dhe armë gjatë bastisjeve

Tre persona janë arrestuar në Shkup në dy aksione të ndara policore, ku gjatë bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar drogë, armë dhe municion.

Sipas njoftimit të MPB-së, më 18 korrik 2026, në zonën e Bit Pazarit, policia arrestoi S.B. (21) dhe E.A. (33), të dy nga Shkupi. Gjatë bastisjeve të kryera në shtëpitë e tyre me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar 58 qese me lëndë të bardhë pluhurore, që dyshohet të jetë drogë, si dhe një peshore digjitale.
Në një aksion tjetër, të zhvilluar po të njëjtën ditë në fshatin Saraj, është arrestuar M.A. (40) nga Radusha. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të tipit “Glock” me kalibër 9×19 mm, një karikator dhe 13 fishekë.

Nga MPB bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të arrestuarve do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

MARKETING