Arrestohen dy persona në Manastir, i morën 200 mijë denarë një të moshuari

MPB njofton se policia ka arrestuar A.Gj.(48) dhe M.S.(38) nga Manastiri, për shkak të dyshimit se me datë 08.01.2023 rreth orës 15:30 në rrugën “Selaniku” në Manastir, kanë ka kryer veprën penale “grabitje”.

“Gjegjësisht, veprën penale e kanë kryer duke e sulmuar fizikisht një 67-vjeçar nga Manastiri, duke përdorur sende druri dhe i kanë marrë para në vlerë prej rreth 200.000 denarëve”.
“SPB Manastir në Prokurorinë e Manastirut ka dorëzuar kallëzim penal, ndërsa nga gjykatësi i procedurës paraprake A.Gj i është shqiptuar masa e paraburgimit, ndërsa M.S ka përfunduar në burgun e Manastirit, pasi ka qenë i dënuar”, thuhet në njoftim.

MARKETING