Arrestohen 5 gra me shtetësi të huaj në një lokal në rrugën Tetovë-Gostivar
Nga MPB njoftojnë se në orët e para të datës së sotme në një lokal në rrugën Tetovë-Gostivar janë arrestuar 5 shtetase të huaja, përcjell TV21. Nga MPB thonë se të njëjtat dyshohen për keqpërdorim lejen për qëndrim turistik në RMV.
“Me datë 12.11.2023 në ora 02:00, gjatë një aksioni të kontrollit në një objekt hoteliere në fshatin Fusha e Zubovës në afërsi të rrugës magjistrale Tetovë – Gostivar, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë arrestuar T.P.(30), M.B.(35), të dyja nga Republika e Serbisë, A.B. (50), N.M. (49), të dyja nga Republika e Shqipërisë dhe V.R. (41) nga Republika e Kosovës, për shkak të dyshimit se kanë keqpërdorur lejen për qëndrim turistik”, thonë nga MPB.