Arrestimi i një personi në Tetovë i cili dyshohet për vra’sje, MPB jep detaje të reja
Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje për aksionin e mbrëmshëm policor në fshatin Poroj të Tetovës, ku u arrestua një person i cili dyshohet për vrasje.
“Më datë 12.11.2024 në ora 16:30, zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Kriminale – Departamenti për Krime të Përgjithshme dhe të Dhunshëm në bashkëpunim me SPB Tetovë – Departamenti për Krime të Përgjithshme kanë arrestuar Sh.Sh (41) nga fshati Poroj për shkak të dyshimit se është autor i veprës penale “vrasje”, e kryer më datë 12.10.2013 në rrugën rajonale nga fshati Pirok për në fshatin Zherovjan.
Sipas urdhrit të Gjykatës Themelore të Tetovës, është kryer bastisje në shtëpinë e Sh.Sh.