Argjentina kërkon t’i bashkohet NATO-s, a do të bëhet Britania pengesë?

Argjentina kërkon t’i bashkohet NATO-s, a do të bëhet Britania pengesë?

Argjentina ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për t’iu bashkuar NATO-s si një partner global, status ky i cili do t’i hapte rrugën një bashkëpunimi më të madh.

Kjo vjen në një kohë kur qeveria e krahut të djathtë të presidentit argjentinas, Javier Milei, synon të forcojë lidhjet me fuqitë perëndimore.

Nëse Argjentina i bashkohet aleancës, atëherë asaj do t’i lejohet qasje në teknologji të avancuar, sisteme sigurie dhe trajnime që më parë nuk ishin në dispozicion të saj.

Partneriteti zyrtar me NATO-n kërkon konsensusin e 32 anëtarëve të saj.

 

 

E lidhjet e Argjentinës me aleatin kryesor të NATO-s, Britaninë e Madhe, kanë qenë të tensionuara që nga viti 1982 kur të dy vendet hynë në luftë për ishujt e kontestuar Falkland në Atlantik.

 

MARKETING