Arbër Ademi reagon ndaj Mickoskit: Kur shqiptarët shpallen armiq, nuk mund të heshtim

Arbër Ademi reagon ndaj Mickoskit: Kur shqiptarët shpallen armiq, nuk mund të heshtim

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, ka reaguar ndaj një deklarate të fundit të Kryeministrit, Hristijan Mickoski, duke e cilësuar atë si një përpjekje të rrezikshme për të përçuar tensione dhe ndasi etnike në vend.

MARKETING

Në një prononcim të tij, Ademi shprehet se zakonisht nuk i përgjigjet deklaratave politike, por kjo herë përbën një përjashtim për shkak të gjuhës së përdorur, të cilën ai e cilëson si “me gozhda, shpifje dhe aludime religjioze”.

Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të Ademit:

Nuk e kam zakon të reagoj ndaj çdo deklarate politike, por këtë radhë, më duhet.

Kur një Kryeministër flet me gjuhë të tillë me gozhda, shpifje, aludime religjioze nuk është thjesht një debat politik. Është një shkallëzim i qëllimshëm i tensionit.
Dhe është shumë e rrezikshme.

Nuk ka asgjë të trimëruar në atë që po bën. Ka vetëm frikë, frikë nga dështimi, frikë nga e vërteta, frikë nga e ardhmja. Kur s’mund ta përballësh realitetin, nis të shpikësh “armikun”. Dhe si gjithmonë, armiku duhet të jetë një shqiptar.

Unë jam shqiptar, jam pjesë e këtij shteti dhe nuk kam ndërmend të hesht. Nuk jemi të vetëm dhe nuk do të jemi të heshtur.

Ky vend nuk i përket as atyre që mallkojnë, as atyre që përçajnë. Ky vend është i të gjithëve.
Dhe nuk do ta lejojmë të na e marrë askush.

MARKETING