Arbër Ademi: Do t’i padisim të gjithë anëtarët e KSHZ-së

Arbër Ademi: Do t’i padisim të gjithë anëtarët e KSHZ-së

Bashkimi Demokratik për Integrim sonte ka mbajtur koordinim partiak në Reçicë të Vogël.
Arbër Ademi nga kjo parti, pas përfundimit të takimit, ka deklaruar se do të dorëzojnë padi penale për rivotimet e shpallura nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor pas shqyrtimit të parashtresave të VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së.
Padi, do të dorëzohet për të gjithë anëtarët e KSHZ-së.
“Nuk kanë vendosur në bazë të ligjit, në bazë të asaj që është kornizë juridike e vendit, por kanë vendosur në bazë të diktati politik, marrëveshje politike vetëm e vetëm për të devijuar, shtrembëruar vullnetin e lirë të qytetarëve të shprehur më 8 maj”, ka deklaruar Arbër Ademi.

MARKETING