Arben Taravari takohet me ambasadoren e SHBA-së, Angela Aggeler: Forcat pro evropiane nuk duhet të lejojnë Maqedonia të devijoj nga kursi proevropian

Arben Taravari takohet me ambasadoren e SHBA-së, Angela Aggeler: Forcat pro evropiane nuk duhet të lejojnë Maqedonia të devijoj nga kursi proevropian

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka takuar sot ambasadoren e SHBA-së, Angela Ageler. Në komunikatën e ASH-së, thuhet se Taravari e ka falënderuar ambasadoren Aggeler për përkrahjen për vendin tonë dhe angazhimin e saj personal në çrrënjosjen e korrupsionit, llogaridhënien nga të korruptuarit dhe luftimin e kulturës së pandëshkueshmërisë.
“Diskutuam për masat e propozuara nga ASh-ja në kuadër të pakos sonë për shtetin e së drejtës dhe luftën e pakompromis kundër korrupsionit, duke u pajtuar për urgjencën e nismave konkrete në këtë drejtim. Me Ambasadoren Aggeler, u pajtuam se integrimi i Maqedonisë së Veriut në BE është rruga e vetme që garanton zhvillim, prosperitetit dhe stabilitet, dhe se rezoni shtetëror kërkon nga forcat pro-evropiane që të mos lejojnë devijimin nga ky kurs, duke marrë pa vonesë përgjegjësinë për të mos e humbur shansin para nesh dhe për ta përmbyllur suksesshëm këtë proces jetik për gjeneratat e ardhshme”, thuhet në komunikatën e ASH-së, transmeton SHENJA.