Arben Taravari shpalos Pikën 5 të Platformës Kombëtare: Mjedis i pastër dhe infrastrukturë moderne

Arben Taravari shpalos Pikën 5 të Platformës Kombëtare: Mjedis i pastër dhe infrastrukturë moderne

Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit, në kuadër të shpalosjes së platformës kombëtare, sot kanë promovuar të ashtuquajturën pika 5: “Mjedis i pastër dhe infrastrukturë moderne”. Sipas tyre, me këtë pikë, do të synohet të ndërtohet mjedis i pastër, komunitet i shëndetshëm, infrastrukturë moderne dhe zhvillim i qëndrueshëm.

Komunikata e plotë e ASH krahu i Taravarit, vijon:

Të nderuar qytetarë, përfaqësues të mediave dhe bashkëkombës shqiptarë,

Shpalosja e Pikës 5 të Platformës Kombëtare:
Mbrojtja e Mjedisit, Ekologjia dhe Infrastruktura
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari, në prezantimin e platformës kombëtare thekson:
“Pika e pestë e platformës sonë kombëtare ka në qendër mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e infrastrukturës moderne në të gjitha komunat shqiptare.
Ne angazhohemi për pastrimin e deponive ilegale, vendosjen e sistemit të riciklimit, mbrojtjen e ujërave dhe burimeve natyrore, si dhe nxitjen e përdorimit të energjive të ripërtëritshme.
Po ashtu, do të investojmë në rrugë të rikonstruktuara me ndriçim LED me efikasitet energjetik, parkingje të organizuara, transport publik për nxënës e studentë dhe qasje të sigurt në zonat rurale. Tregje moderne me përparësi për bizneset familjare me lehtësira per prodhuesit e produkteve BIO, ruajtja e arkitekturës tradicionale shqiptare do të jenë pjesë e pandashme e zhvillimit tonë urban.
Motoja e kësaj pike është e qartë: Mjedis i pastër – Komunitet i shëndetshëm; Infrastrukturë moderne – Zhvillim i qëndrueshëm.”

Arben Taravari
Kryetar i Aleancës për Shqiptarët

MARKETING