Arben Taravari: Nuk e pranoj fitoren në Gostivar nëse nuk është me 7000 vota diferencë

Arben Taravari: Nuk e pranoj fitoren në Gostivar nëse nuk është me 7000 vota diferencë

Kandidati i VLEN-it, për president të shtetit, Arben Taravari gjatë hapjes së shtabit të përgjithshëm në Gostivar, deklaroi se në këto zgjedhje nuk pranon fitore në këtë komunë me më pak se 7000 vota diferencë.

“Vitin 2021 i kemi fituar me 5700 vota diferencë dhe tani kur e kemi edhe Izetin, apo gjysmën e BDI-së në Gostivar, bashkë me ne, ndër 7000 nëse është fitorja, unë nuk e pranoj fitoren, do them se kemi humbur në Gostivar”, deklaroi Arben Taravari, kandidat i VLEN-it, për president të shtetit.

Taravari poashtu tha se nuk dyshim se fitorja do të jetë plebishitare, sidomos në zonën e Pollogut, por edhe gjithandej në Maqedoni.
“Kalimet që na vijnë nga të gjitha zonat prej BDI-së, është e pandalueshme dhe kjo fitore është evidente, sepse shqiptarët çdoherë e kanë bërë punën e vet, ata prej vitit 2011 na japin sinjal që të bashkohemi dhe ta fitojmë partinë në pushtet”, deklaroi Taravari.

Sipas tij, gjenerata pak më e re e politikanëve i kanë dy fjalë: bashkim dhe ndryshim.
Taravari u bëri thirrje anëtarëve të VLEN-it të mos bien në provokime dhe të jenë të qetë, ngase fitorja u takon atyre.

“24 prill një goditje e vogël, më 8 maj një nokaut”, tha mes tjerash Arben Taravari.

MARKETING