Araghchi pas kërcënimit të Trumpit për vendosjen e tarifave: Irani do të mbetet “garantues” i Ngushticës së Hormuzit

Araghchi pas kërcënimit të Trumpit për vendosjen e tarifave: Irani do të mbetet “garantues” i Ngushticës së Hormuzit

Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Teherani do të mbetet “garantuesi” i Ngushticës së Hormuzit, pas kërcënimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e tarifave ndaj transportit detar në këtë rrugë strategjike ujore, transmeton Anadolu.

“POTUS (presidenti i SHBA-së) ka absolutisht të drejtë. Kushdo që siguron kalim të sigurt dhe të mbrojtur për anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit duhet të kompensohet për këtë shërbim”, tha Araghchi në rrjetin social amerikan X.

“Irani ka qenë gjithmonë garantuesi i Ngushticës dhe do të mbetet i tillë përgjithmonë”, shtoi ai.

Më herët, Trump tha se SHBA-ja do të vendosë bllokadë ndaj Iranit në Ngushticën e Hormuzit dhe do t’u kërkojë anijeve një tarifë prej 20 për qind për kalim të sigurt.

“20 për qind sigurisht që është shumë. Ne do të jemi të drejtë”, tha Araghchi.

Tensionet u përshkallëzuan mes SHBA-së dhe Iranit për Ngushticën e Hormuzit, ndërsa të dyja palët shkëmbyen sulme pavarësisht një memorandumi mirëkuptimi të ndërmjetësuar nga Pakistani, që synonte përfundimin e konfliktit të tyre dhe arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme paqeje.

MARKETING