“Arabia vend i shkëlqyer”, Benzema: Jo vetëm futbollist, jam edhe ambasador

“Arabia vend i shkëlqyer”, Benzema: Jo vetëm futbollist, jam edhe ambasador

Karim Benzema ka “thyer heshtjen”, duke deklaruar se ndihet i lumtur në Arabinë Saudite. Topi i Artë 2022 është pjesë e Al-Ittihad prej verës së kaluar, ndërkohë që raportet me trajnerin Gallardo nuk janë më të mirat.

Shumë u përfol për një rikthim të sulmuesit francez në futbollin europian gjatë merkatos dimërore, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Së fundmi, 36-vjeçari bën të ditur se ndodhet në një vend të shkëlqyer.

Arabia Saudite është një vend i jashtëzakonshëm, unë ndodhem në paqe këtu. Është një sfidë e re që më pëlqen, jam pjesë e një projekti afatgjatë dhe në një vend mysliman.

Nuk jam vetëm një futbollist këtu në Arabi, jam edhe një ambasador. Jam këtu me misionin për të sjellë edhe lojtarë të tjerë të mëdhenj në Arabi në të ardhmen. Edhe pse disa prej tyre kanë ardhur tashmë.

Sfida e madhe është të rritim nivelin e kampionatit, duam që liga saudite të jetë në nivelin e kompeticioneve europiane. Do të doja të mbahesha mend si dikush që e nisi nga fundi dhe u ngjit në krye i vetëm. Pavarësisht pengesave që hasi. Është diçka që më bën vërtet krenar”.

MARKETING