Arabia gati për eventin e madh, Joshua dhe Dubois sfidë për titullin kampion të lënë vakant nga Usyk

Arabia gati për eventin e madh, Joshua dhe Dubois sfidë për titullin kampion të lënë vakant nga Usyk

Në Riad të Arabisë Saudite, do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës dueli i peshave të rënda në boks mes boksierëve britanikë Anthony Joshua dhe Daniel Dubois. Sfida do të jetë e vlefshme për titullin e kategorisë IBF, aktialisht vakant pasi iu hoq Oleksandr Usyk.

MARKETING

Description of image

Një sfidë që pritet me interes, pasi të dy boksierët janë në formë të mirë dhe vijnë nga fitoret e arritur në qershor të këtij viti. Dubois (21 fitore e 2 humbje) mban titullin e përkohshëm të kësaj kategorie.

Ndërsa Anthony Joshua, dy herë kampion bote në peshën e rëndë (28 fitore e 3 humbje), dikur e ka mbajtur këtë titull, por e humbi. Ai ka shansin që të shpallet për të tretën herë kampion bote në peshën e rëndë.

Një përballje e madhe, mes dy boksierësh me grusht të fortë dhe që do të shfrytëzojnë aftësitë e tyre për të mposhtur rivalin përballë.

“Ky është një shans i artë për mua dhe më pas të vijoj rrugëtimin për të qenë kampion i padiskutueshëm”, u shpreh Joshua në përballjen e fundit për media.

MARKETING