Apple do të reduktojë rreth 40 për qind nga paga vjetore e shefit të saj ekzekutiv

Apple do të reduktojë rreth 40 për qind nga paga vjetore e shefit të saj ekzekutiv

Kompania amerikane Apple njoftoi se paga vjetore e shefit të saj ekzekutiv (CEO), Tim Cook, do të reduktohet me rreth 40 për qind, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komiteti i pagave në Apple ka vendosur “të ardhurat e synuara” të Cook për vitin 2023 në rreth 49 milionë dollarë, raportoi BBC.

“Komiteti i pagave balancoi rekomandimin për riorganizimin e të ardhurave të Cook me reagimet e aksionarëve dhe performancën e Apple”, tha kompania Apple në një deklaratë për Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime të SHBA-së (SEC).

Siç thuhet, paga vjetore prej 3 milionë dollarësh dhe shpërblimet deri në 6 milionë dollarë nuk do të ndryshojnë, por do të ulen të ardhurat nga aksionet e kompanisë. Sipas kësaj, “të ardhurat e synuara”, nga 84 milionë dollarë në vitin 2022, janë ulur në rreth 49 milionë dollarë këtë vit, me një zbritje prej 40 për qind.

Vitin e kaluar, vlera e aksioneve të Apple ra me rreth 20 për qind për shkak të problemeve në zinxhirin e furnizimit dhe tkurrjes ekonomike globale.

Thuhet se Cook, pas kritikave nga aksionerët e kompanisë, kërkoi një ulje vjetore prej 40 për qind të të ardhurave nga kompania.

Sipas revistës Forbes, pasuria personale e 62-vjeçarit Cook arrin në 1,7 miliard dollarë.

MARKETING