Anulohen bisedimet e planifikuara për sot mes SHBA-së dhe Iranit në Zvicër

Anulohen bisedimet e planifikuara për sot mes SHBA-së dhe Iranit në Zvicër

Ministria e Jashtme e Zvicrës njoftoi se janë anuluar bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit të planifikuara për sot, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

“Diskutimet në Burgenstock nuk do të zhvillohet siç ishte planifikuar për sot”, njoftoi ministria në një deklaratë duke theksuar se “Rrjedhimisht, takimi i njoftuar dje është anuluar”.

Deklarata erdhi menjëherë pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance nuk do të niset për në Zvicër të enjten, pasi detajet logjistike për bisedimet e pritura teknike me Iranin mbeten të pazgjidhura.

Të mërkurën në mbrëmje, presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe presidenti iranian Masoud Pezeshkian nënshkruan në formë elektronike “Memorandumin e Mirëkuptimit të Islamabadit”, i cili synon të hapë rrugën për përfundimin e luftës së nisur nga Washingtoni dhe Tel Avivi kundër Iranit më 28 shkurt.

Sipas kushteve të marrëveshjes, Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit, e cila është strategjikisht jetësore ndërsa SHBA-ja do të heq bllokadën detare, sipas kryeministrit pakistanez Shehbaz Sharif, i cili gjithashtu nënshkroi dokumentin si ndërmjetës.

MARKETING