Anketa më e re: BDI 8%, Aleanca 3%, BESA 1% dhe Alternativa 0%

Anketa më e re: BDI 8%, Aleanca 3%, BESA 1% dhe Alternativa 0%

Instituti demokratik kombëtar (NDI), Instituti për demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCS), Qendra për menaxhim me ndryshime (QMN), me përkrahje financiare nga Qeveria e Zvicrës kanë realizuar një sondazh lidhur me rejtingun e partive në Maqedoninë e Veriut.

Në pyetjen “Nëse zgjedhjet mbahen javën e ardhshme për cilën parti do të votonin?”, më shumë se gjysma nga të anketuarit u përgjigjën se nuk do të votonin ose nuk dinë se për kë do të votonin.

Për VMRO-DPMNE-në do të votonin 17% nga të anketuarit, për LSDM-në 12%, BDI-ja do të fitonte përkrahje prej 8% nga qytetarët e anketuar, 4% deklaruan se do të votonin për Të Majtën, 3% për Aleancën për Shqiptarët, ndërsa 1% përkrahje ka Lëvizja Besa.

Kështu tregon anketa e fundit, e përgatitur në kuadër të “Programit për përkrahje parlamentare”, që e zbatojnë Instituti demokratik kombëtar (NDI), Institui për demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCS), Qendra për menaxhim me ndryshime (QMN), me përkrahje financiare nga Qeveria e Zvicrës.

MARKETING