Anid Abazi huazohet nga Gostivari te Bellasica

Anid Abazi huazohet nga Gostivari te Bellasica

Futbollisti shkupjan, Anid Abazi në gjysmësezonin pranveror në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut nuk do të luaj për Gostivarin. 21 vjeçari do të jetë pjesë e Bellasicës, ku do të kaloj në formë huazimi nga ekipi i Gostivarit.

Anid Abazi te skuadra e Strumicës do të luaj deri në fund të sezonit, teksa në të njejtën kohë i përfundon edhe kontrata aktuale me Gostivarin në qershor. Shkupjani te gostivarasit u transferua në verën e vitit të kaluar, duke lënë Skopjen, përderisa më herët ka qenë pjesë e FC Shkupit.

MARKETING