Anëtarët e ASHAK-ut kërkojnë Kuvend të jashtëzakonshëm për shkarkimin e Mehmet Krajës

Anëtarët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës kanë kërkuar nga Kryesia e ASHAK-ut mbajtjen e Mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit.
MARKETING
Demokracia.com ka siguruar kërkesën për mbajtje të Kuvendit të nënshkruar nga dhjetë anëtarët.
Ky Kuvend është thirrur me vetëm një pikë të rendit të ditës: Veprimet e papërgjegjshme të kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Aty është kërkuar edhe shkarkimi i kryetarit të ASHAK-ut, Mehmet Kraja.
“Në mbështetje të Ligjit Nr. 05/L-038 për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), neni 13, para. 4.3 dhe të Statutit të ASHAK, neni 29, para. 4.3, 8 dhe 13, ne, të nënshkruarit, anëtarë të rregullt dhe anëtarë korrespondentë të ASHAK, i kërkojmë Kryesisë së ASHAK-ut që në afatin statutor ta thërrasë KUVENDIN E JASHTËZAKONSHËM, me një pikë të rendit të ditës: VEPRIMET E PAPËRGJEGJSHME TË KRYETARIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË KOSOVËS”, thuhet në kërkesën e tyre, të siguruar nga Demokracia.com.
Në këtë dokoument bëhen të ditura edhe arsyet për thirrjen e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Kuvendit:
1. Kryetari i ASHAK, Akademik Mehmet Kraja, me sjelljet e tij imponuese, të papërgjegjshme, e të paligjshme, si dhe me deklaratat skandaloze publike e ka dëmtuar rëndë Akademinë dhe imazhin e saj në qarqet shkencore dhe artistike.
2. Seksioni i Shkencave Shoqërore, unanimisht, në mbledhjen e mbajtur më 23 dhjetor 2022, i ka dënuar sjelljet e Kryetarit dhe ka kërkuar nga ai “reflektim institucional dhe moral për dëmin e shkaktuar ndaj Akademisë dhe publikut të gjerë, duke e botuar rrejshëm dokumentin “SYNIMET
3. DESTABILIZUESE TË SERBISË NË KOSOVË DHE NË BALLKANIN PERËNDIMOR.” Me atë rast, Kryetari e ka shkelur rëndë edhe integritetin e Administratës së ASHAK, duke e shtyrë që atë dokument me autorësi të falsifikuar, ta publikojë në faqen zyrtare të ASHAK-ut.
Shkeljet flagrante dhe anti statutore të Akademikut Kraja ngrisin shqetësimet e anëtarëve të ASHAK edhe në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Ndryshe, Mehmet Kraja është kritikuar ashpër në vend, pas publikimit të analizës skandaloze: “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”.
Institucioni më i lartë i shkencës dhe i arteve në Kosovë e ka komentuar edhe figurën e Thaçit, që ështtë një nga politikanët më të rëndësishëm në Kosovë në dy dekadat e kaluara. AShAK-u ka dhënë edhe një interpretim krejtësisht konspiracionist e skandaloz.
Në nëntitullin “Ideja për ndarjen e Kosovës”, AShAK-u vlerëson se ideja e ndarjes së Kosovës është ide e nacionalizmit serb dhe e dishepujve të saj më të spikatur, si Çubriloviqi dhe Qosiqi. /Demokracia