Anesteziologut tiktoker i merret licenca për shtatë vjet, i vazhdohet paraburgimi për 30 ditë
Anesteziologu Valton Dervishi, i cili postoi video drejtpërdrejt në rrjetin social TIK-TOK, në repartin e gjinekologjisë në spitalin e Tetovës, i është marrë licenca e mjekut dhe të njëjtit i është ndaluar të ushtrojë profesionin për 7 vjet. Ky është vendimi i “Këshillit i nderit pranë odës së mjekëve”. Sipas rregulloreve ligjore, ky është dënimi maksimal që mund të vendoset për shkelje etike në punë.
“Oda e Mjekëve, si shoqatë profesionale e të gjithë mjekëve të mjekësisë në vendin tonë, nuk do të lejojë që dinjiteti dhe reputacioni i mjekëve të kërcënohet nga sjellja e papërgjegjshme e individëve të profesionit. Me vendimin e sotëm, organet e Dhomës, si përfaqësues legjitimë të të gjithë anëtarëve të saj, dërgojnë mesazh se mjekët besojnë në vlerat dhe rregullat etike dhe do të avokojnë fuqishëm për respektimin e tyre të vazhdueshëm në punën e tyre”, kanë thënë nga Këshilli i Nderit pranë Odës së Mjekëve.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore Publike në Gjykatën Themelore në Tetovë ka dorëzuar aktakuzë kundër anesteziologut Valton Dervishi nga spitali i Tetovës. Ai akuzohet për vepra penale – Shkelje në shërbim si dhe regjistrim të paautorizuar.
/SHENJA/