Andonovski në “Intervistë në SHENJA” tregon se çfarë është e dyshimtë në korridorin 8

Andonovski në “Intervistë në SHENJA” tregon se çfarë është e dyshimtë në korridorin 8

Stefan Andonovski, Sekretar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në VMRO-DPMNE, në emisionin “Intervistë në SHENJA”,  duke folur për marrëveshje për ndërtimin e Korridorit 8, tha se bëhet fjalë për një ndër idetë më të shtrenjta që është paraqitur viteve të fundit.

“Vlerësohet se i tërë projekti do të kushtojë 2 miliardë euro, ndërsa pjesa e mbikëqyrjes mbi ndërtimi sipas furnizimit të fundit të cilin e ka bërë qeveria është rreth 22 milionë euro. Që donë të thotë se këto para menjëherë do të ndahen pa parë efektin e tyre, dhe kjo tek ne ngjalli dyshime se pse është kjo shumë aq e lartë për mbikëqyrje. Dyshimi ishte i arsyeshëm për shkak se së pari u deshtë të nënshkruhet me kompani e cila ka lidhje ruse, gjegjësisht kompani e cila do të jep garancion për atë marrëveshje, por mjetet i ishin ngrirë ngase i kishin në banka ruse”, tha Andonovski.

Ai tha se menjëherë më pas është shpallur tender i ri për furnizim publik, tani me ndryshimin e kushteve që të lejohet që edhe kompani tjerë të marrin pjesë, madje përfshirë edhe kompani që janë me llogari në humbje, dhe sipas tij ka aplikuar kompani e cila është në lidhje direkte me kompaninë e parë.

“Bëhet fjalë për një lidhje shumë të dyshimtë, dhe në të njëjtën kohë paguhen nga 300 mijë euro në njeri në ato kompani që do të bëjnë mbikëqyrjen”, tha Andonov. /SHENJA/

 

MARKETING