Ana Brnabiq zgjidhet kryetare e Parlamentit të Serbisë

Ana Brnabiq zgjidhet kryetare e Parlamentit të Serbisë

Me 153 vota pro dhe pesë kundër, kryetare e Kuvendit të Serbisë u zgjodh Ana Brnabiq, deri vonë kryeministre e Serbisë.

Përfaqësuesi i autorizuar i grupit parlamentar “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk duhet të ndalet”, Vladimir Orliq, gjatë diskutimit tha se lista me partnerë dhe bashkëpunëtorë propozoi Ana Brnabiqin për kryetare të Kuvendit të Serbisë sepse janë krenarë me punën që ka bërë gjatë tre mandateve të saj si kryeministre.

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak paralajmëron sërish takime javën e ardhshme – tregon se ci…Habit Nicole Kidman, tregon reagimin e çuditshëm gjatë funeralit të babait: E pashë në …VLEN për kryeministrin shqiptar: Naser Ziberi demantoi tezat e Ali AhmetitPartneriteti Kosovë-Gjermani për klimën dhe energjinë, nënshkruhet deklarataFIBA i suspendon dy gjyqtarët grekë që u dyshuan për tentim të kurdisjes në Kosovë

Shefja e grupit parlamentar “Serbia kundër dhunës”, Marinika Tepiq, tha se dy skandale kyçe shënuan mandatin e Ana Brnabiq si kryeministre të Serbisë – tërheqja e parave nga kompania Asseco dhe zhvendosja e votuesve, përfituesve të ndihmës sociale, përpara zgjedhjeve të Beogradit, raporton N1.
Deputeti i Lëvizjes Kombëtare të Serbisë, Borislav Novakoviq, tha se nuk mund ta mbështesë zgjedhjen e Ana Brnabiqit sepse ajo ka përkrahjen e kryetarit të Partisë Progresive Serbe (SNS) Millosh Vuçeviq, i cili “së bashku me Zvonko Veselinoviqin dhe Andrej Vuçiqin organizuan vjedhjen e zgjedhjeve në Novi Sad”.
Koalicioni NADA njoftoi se nuk do të mbështesë zgjedhjen e Ana Brnabiqit për kryetare të Kuvendit të Serbisë sepse gjatë kohës sa ishte kryeministre, serbët shënuan vetëm humbje në Kosovë ndërsa pati edhe kolaps absolut të institucioneve të shtetit të së drejtës.

Ndryshe, Kuvendi zgjodhi edhe organet tjera si nënkryetarët dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.

MARKETING