Ambasadorja e SHBA-së, Ageler: Ka një epidemi korrupsioni në këtë vend

Ambasadorja e SHBA-së, Ageler: Ka një epidemi korrupsioni në këtë vend

Në Maqedoninë e Veriut ka një epidemi korrupsioni, e pranishme në të gjitha poret e shoqërisë, tha ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler. Ajo në një takim me gazetarët theksoi se në 32 vitet e fundit, për sa kohë që kemi marrëdhënie të ndërsjella, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë pothuajse 500 milionë dollarë për sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë në Maqedoninë e Veriut dhe sërish ata shohin një vend plot korrupsion. Ageler vlerëson se në 10 vitet e fundit ka një rritje të ndjeshme të korrupsionit në vend dhe thotë se “lista e zezë” e SHBA-së, në të cilën vetëm në 8 muajt e fundit janë gjetur më shumë emra të njohur politikanësh dhe biznesmenësh, është një përpjekje për të ndihmuar autoritetet e  Maqedonisë së Veriut që të fillojnë të merren me këto probleme. Sa i përket futjes në listën e zezë të ish-zëvendëskryeministrit Koço Angjushev për shkak të korrupsionit, Ageler thotë se nuk bëhet fjalë për dyshime, por për prova të forta se Angjushev ka qenë i përfshirë në aktivitete korruptive edhe atë në më shumë raste.

MARKETING