Ambasadori Denion Meidani uron Shkëndijën për kualifikimin në turin e tretë të Ligës së Konferencës
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka uruar KF Shkëndija për fitoren e madhe ndaj skuadrës sllovene dhe kualifikimin në turin e tretë të Ligës së Konferencës.
Përmes një mesazhi publik, Meidani e cilësoi suksesin e skuadrës tetovare si të merituar, duke vlerësuar lojën spektakolare dhe shpirtin luftarak të futbollistëve.
“Urime kampionëve të Shkëndijës së Tetovës për lojën spektakolare, fitoren e merituar ndaj skuadrës sllovene dhe kualifikimin në turin e tretë të Ligës së Konferencës! Kur luhet me zemër, karakter dhe krenari kuqezi, asnjë sfidë nuk është e pakalueshme. Sonte të gjithë festojmë me ju!”, ka shkruar ambasadori Meidani.
Urimi i ambasadorit vjen pas një mbrëmjeje historike për Shkëndijën, e cila me paraqitjen e saj siguroi vazhdimin e rrugëtimit në garat evropiane, duke sjellë gëzim për tifozët dhe mbarë opinionin sportiv shqiptar.








