Ambasada ruse në Shkup: Tezë e çuditshme e Pendarovskit

Ambasada ruse në Shkup: Tezë e çuditshme e Pendarovskit

Ambasada e Rusisë në Shkup ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit Stevo Pendarovski gjatë diskutimit në panelin “Në Mbrojtje të Evropës” në Forumin e Davosit.

Nga Ambasada ruse kanë theksuar se i kanë kushtuar vëmendje deklaratës së tij të 17 janarit 2023 në Davos se “nëse pas luftës në Ukrainë, vendet sërish do t`u japin prioritet interesave kombëtare, atëherë do të zhduken uniteti dhe solidariteti transatlantik dhe evropian”.
“Jemi shumë të befasuar nga kjo tezë për faktin se interesat kombëtare duhet të jenë në bazën e politikës së jashtme të çdo vendi, ta vënë vektorin e zhvillimit të tyre, të shërbejnë si pikë nisjeje gjatë marrjes së vendimeve për aderimin ndaj njërës apo tjetrës aleancë ose organizatë. Pikërisht kështu qëndrojnë punët, siç dihet tek ne. Ndryshe, cila është vlera e një uniteti dhe solidariteti të tillë, nëse kjo nuk u përgjigjet interesave të këtyre vendeve?”, shkruan në reagimin e postuar në faqen e Facebookut të Ambasadës ruse në Shkup.

Nga ambasada ruse shpresojnë se në fund do të mbretërojë mirëkuptimi i qartë, që padyshim se do të ndihmojë në ndërtimin e raporteve midis vendeve në bazë të respektit dhe duke marrë parasysh interesat e ndërsjelltë duke llogaritur edhe në fushën e sigurisë së përhershme, thuhet në reagimin Ambasadës ruse.

MARKETING