Amar Mecinoviq: Mjaftë më me bashkëfajësi, Maqedonia ta njeh shtetin e Palestinës
Kandidati i partisë “E Majta” për Qytetin e Shkupit, Amar Mecinoviq, ka deklaruar sot se para një viti ka iniciuar në Kuvend, iniciativë për njohjen e shtetit të Palestinës.
Sipas, tij, Maqedonia e humbi mundësinë që të jetë një ndër shtetet e para liridashëse e cila do ta njihte Palestinën, ndërsa tani këtë e kanë bërë shumë shtete evropiane.
Mecinoviq reagoi edhe ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme, i cili kishte thënë se vendi “nuk duhet të jetë impulsiv dhe emocional në marrjen e vendimeve”.
“A ka diçka impulsive apo emocionale se mijëra fëmijë të vrarë dhe në përpjekjen për të ndaluar një sistem aparteidi? Maqedonia duhet të dërgojë mesazh se qëndron në anën e lirisë”, tha ai.
Ai edhe një herë u bëri apel Qeverisë që ta artikulojë qëndrimin e popullit.
“Qeveria vasale duhet të gjejë guximin dhe ta njohë Palestinën sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi Mecinoviq. /SHENJA/

