Alonso: Xhaka është luftëtar i vërtetë

Granit Xhaka ishte fitues i madh i ndeshjes së Bayer Leverkusenit me Bayernin. Leverkuseni fitoi 3:0, ndërsa Xhaka shkëlqeu si zakonisht.
Me fitoren e së shtunës, Bayer Leverkuseni ka bërë hap të rëndësishëm drejt titullit në Bundesligë.
“Graniti është luftëtar i vërtetë, ai e tregoi zemrën e madhe që ka”, ka thënë Xabi Alonso, trajneri i Leverkusenit, njofton Blick.
Pas ndeshjes, trajneri i Leverkusenit, Alonso, përqafoi Xhakën dhe e falënderoi atë. Në minutën e 34-t të ndeshjes Xhaka mbajti kofshën e tij. Kishte dhembje, por nuk u ndal.