Alkaloidi, nënkampion në Kupën Europiane të shahut

Alkaloidi, nënkampion në Kupën Europiane të shahut

Skuadra e shahut Alkaloid është nënkampion në Kupën e Europiane të shahut. Në xhiron e fundit dhe të shtatën të luajtur në kuadër të këtij turneu europian, shahistët e Alkaloidit zhvilluan lojën më të mirë dhe triumfuan përballë francezëve “Shartre” me rezultat 5:1 për të përfunduar në vend të dytë të këtij kompeticioni. Triumfi në xhiron e fundit ju solli ekipit nga Maqedonia e Veriut dy pikë të tjera, duke grumbulluar plot 12 pikë nga kjo garë. Alkaloidi e mbylli turneun Europian me pesë fitore, dy barazime dhe asnjë humbje. Fitues i Kupës Europiane doli të jetë “Novi Bor” me 13 pikë, një më shumë se Alkaloidi. Për këta të fundit kjo është hera e tretë përfundojë në dy pozitat e kreut nga i gjithë kontinenti europian, pasi në të 2016-tën u shpallën kampion, përderisa në vitin 2017 përfunduan në pozitën e dytë.

MARKETING