Aliu: Viti i parë i qeverisjes do ti dedikohet integrimit evropian, VLEN më e bashkuar se çdoherë

Aliu: Viti i parë i qeverisjes do ti dedikohet integrimit evropian, VLEN më e bashkuar se çdoherë

Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, Azir Aliu nga koalicioni VLEN, duke folur për Qeverinë e re tha se janë formuar dy grupe punuese dhe në këtë periudhë do të analizohen pikat programore dhe shihet përputhjet programore që i kanë, dallimet dhe më pas të bëhet një program qeveritarë, i cili program sipas tij, do të jetë shumë i definuar në mënyrë precize.

“Viti i parë do të jetë viti i integrimit evropian, pra ndryshimet që duhet të bëhen në Maqedoni. Ekonomia do të jetë në fokus, por sidomos në qendër do të jetë lufta kundër korrupsionit, atë  qytetari vërtetë e dëshiron me vite”, tha Aliu, raporton SHENJA.
Azir Aliu, tha se në VLEN ka momente kur ata as që përmendin emrat e partive të tyre, por vetëm VLEN.

“Besoni jemi të bashkuar më shumë se çdoherë”, tha Azir Aliu.

Ai tha se në të ardhmen nëse vazhdohet me këtë qasje me këtë praktikë, ka një qasje pozitive dhe le t’ia lemë kohës të shohim nëse VLEN do të bëhet një parti.

MARKETING