Ali Ahmeti: Vota juaj nuk guxon të shkojë huç, do t’i prijmë fitores tuaj

Ali Ahmeti: Vota juaj nuk guxon të shkojë huç, do t’i prijmë fitores tuaj

Ali Ahmeti nga Fronti Europian sot para mediave tha se rezultatet e zgjedhjeve u cënuan dhe vazhdojnë të cenohen nëpërmjet një inzhinjeringu zgjedhor në sytë e gjithë opinionit, vendor, rajonal dhe ndërkombëtar.

Fronti Europian ngadhnjeu si koalicion fitues në zgjedhjet presidenciale me diferencë prej 40.000 vota, ndërsa në ato parlamentare me mbi 31.000 vota dhe 6 deputetë më tepër. Fronti Europian mori 19 deputetë, ndërsa opozita 13 deputetë. Fronti Europian doli ngadhnjyes në 20 komuna ku jetojnë dhe votojnë shqiptarët dhe komunitetet tjera. ndërsa opozita në 8.  Fronti Europian doli forca e dytë në shtet, që ndodh për herë të parë në historinë e vendit. Këto rezultate u cënuan dhe vazhdojnë të cënohen nëpërmjet një inzhinjeringu zgjedhor në sytë e gjithë opinionit, vendor, rajonal dhe ndërkombëtar. Vota juaj nuk guxon të shkojë huç dhe ne jemi këtu bashkë që ti prijmë fitores tuaj dhe ta zbatojmë vullnetin tuaj fitimtar”, u shpreh Ahmeti. /SHENJA/

MARKETING