Ali Ahmeti takon deputetin Salih Murat

Ali Ahmeti takon deputetin Salih Murat

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka realizuar sot një takim me deputetin e Frontit Evropian nga Lëvizja për të Drejtat dhe Demokracinë e Turqve të Maqedonisë, Salih Murat.

Gjatë takimit u diskutua rreth angazhimeve të deputetit Murat dhe të grupit parlamentar në Kuvend, iniciativave ligjore që priten të ndërmerren në periudhën në vijim, si dhe rreth bashkëpunimit politik në kuadër të Frontit Evropian.

Po ashtu u fol për vizitën zyrtare që deputeti Murat realizoi javën e kaluar në Turqi, ku u ndanë përshtypjet dhe rezultatet nga kjo vizitë me rëndësi të veçantë për marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve dhe institucioneve përkatëse.

Ja statusi i Ahmetit:

Sot realizova një takim shumë domethënës dhe produktiv me deputetin e Frontit Evropian – Lëvizja për të Drejtat dhe Demokracinë e Turqve të Maqedonisë, Salih Murati.

Në takim diskutuam për punën e tij dhe të grupit tonë në Kuvend, hapat e ardhshëm që do të ndërmerren dhe iniciativat ligjore, përshtypjet nga vizita zyrtare në Turqi që deputeti Sali Murati e realizoi javën e kaluar, qëndrimet tona në lidhje me zgjedhjet lokale që po afrohen dhe shkëmbyem mendime për kandidatët për kryetar komunash dhe anëtarët e këshillit të aleancës sonë.

MARKETING