“Ali Ahmeti po vjen në Shkup”

“Ali Ahmeti po vjen në Shkup”

Zv/kryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se të hënën ata në Çair do të mbajnë tubim, ku i pranishëm do të jetë edhe Ali Ahmeti. Me këtë u zbulua edhe simbolika e fushatës së nisur ditë më parë “Ai po vjen”. Shumë aluduan se bëhet fjalë për kryeministrin e parë shqiptarë, por, rezulton se bëhet fjalë për ardhjen e Ali Ahmetit në Shkup.
“Të nderuar, ju ftojmë në tubimin qëndror në Çair “Bashkë për Europë” ku bartës është Kryetari Ali Ahmeti.
Tubimi do të mbahet ditën e hënë, me 20 mars 2023, me fillim në ora 19:00 në sallën sportive “Shaban Trstena” pas poliklinikës në Çair”, ka shkruar Grubi. /SHENJA/

MARKETING