Ali Ahmeti përshëndet arritjen e marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit: Lajm i jashtëzakonshëm nga Shtëpia e Bardhë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për paqe mes Hamasit dhe Izraelit.
Sipas tij, përfundimi i luftës në Gaza dhe i vuajtjeve të mëdha të njerëzve të pafajshëm është ndër prioritetet më të mëdha për gjithë botën.
“Lajme të jashtezakonshme nga Shtëpia e Bardhë për paqen në Lindjen e Mesme, por me rëndësi për tërë botën.
Përfundimi i luftës në Gaza dhe i vuajtjeve të mëdha të njerëzve të pafajshëm është ndër prioritetet më të mëdha për gjithë botën.
Përshëndes angazhimin e madh dhe të sinqertë të Presidentit Amerikan Tramp për paqe dhe uroj realizim të përpiktë të marrëveshjes nga ana e palëve izraelite dhe palestineze si dhe shpresoj në mbështetje edhe të vendeve tjera për të arritur paqe të qëndrueshme që të përfundojnë vuajtjet e popullatës së pafajshme.
Zoti i bekoftë paqebërësit!”, ka shkruar Ahmeti. /SHENJA/