Ali Ahmeti nga Studeniçani: U dëshmua se kauza jonë jeton në zemrat e njerëzve

Ali Ahmeti nga Studeniçani: U dëshmua se kauza jonë jeton në zemrat e njerëzve

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas tubimit në Studeniçan, ka deklaruar se u dëshmuar se bashkimi dhe besimi te rruga e drejtë janë garancia më e fortë për fitoren.
“STUDENICANI NË KËMBË PËR FITOREN!
Mbrëmë, Studeniçani dëshmoi se bashkimi dhe besimi te rruga e drejtë janë garancia më e fortë për fitoren.
Me zemër, me bindje dhe me dashuri, qytetarët e Studeniçanit u rreshtuan në mbështetje të kandidatit tonë, Ejup Abazi, shembullit të përkushtimit dhe punës, për ta çuar përpara vizionin e integrimit dhe të barazisë.
Ky ishte një tubim i madh, i ngrohtë dhe plot energji kombëtare, një dëshmi se kauza jonë jeton në zemrat e njerëzve.
Faleminderit Studeniçan!
Bashkë për fitore, bashkë për dinjitet!”, ka deklaruar Ahmeti.

MARKETING