Ali Ahmeti: Nga sot e tutje jemi një trup, BDI e Popull për të jetësuar ëndrrat e të parëve tanë

Ali Ahmeti: Nga sot e tutje jemi një trup, BDI e Popull për të jetësuar ëndrrat e të parëve tanë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim me Lëvizjen Populli, deklaroi se pas 23 viteve ata kaun arritur gradualisht që ëndrrën e një fronti të përbashkët, ngase siç tha ai, gjërat e mëdha nuk bëhen vetëm.

“Përse në vitin 2024 duhet ndërtuar ky front. Pse unë dhe Skender Rexhepi duhet të vendosim mbi atë parcialen të përgjithshmen, sepse janë kohë që pikërisht e kërkojnë këtë unifikim të shqiptarët në Maqedoni. Sepse gjërat në politikën globale po shkojnë keq, sepse gjërat në politikat e ndërtimit të shtetit, ne nuk kemi asgjë kundër partive politike, rrofshin e qofshin, por nuk kanë kapacitetet të përballen me gjitha këto zhvillime, që po ndodhin tek ne rreth nesh dhe më larg se ne”, tha Ahmeti.

Ahmeti shtoi se për këtë shkak këtij shteti i duhet unifikim dhe bashkim.

“Është domosdoshmëri që të gjithë ne, njëzëri të mbështesim këto përpjekje që burojnë nga zemra, sepse shqiptarët historikisht kanë humbur në momentet vendimtare, në momentet vendimtare kur s’kanë qenë të unifikuar dhe bashkuar, tokat shqiptare janë copatar. Prandaj, të forcojmë radhët nga sot e tutje jeni një trup, BDI e popull, parti popull, të jetësojmë ëndrrat e të parëve tanë, t’i forcojmë pozicionet tona, të mos biem në grackë e në propagandë të partive, partiçkave, por të shikojmë misionin historik ta mbajmë gjallë dhe suksesshëm me 24 prill mbështesim kandidatin tonë për president, Osmanin dhe si një trup i vetëm të vazhdojmë me 8 maj të vuloset ajo që pritet nga pjesa e shqiptarëve të Maqedonisë, të fitojmë fronti evropian”, deklaroi Ali Ahmeti, raporton SHENJA.

MARKETING