Ali Ahmeti nënshkruan “Aktin e Çairit” me Osmanin e Zejdin, shpall bashkimin më të madh kombëtar që nga viti 2001

Ali Ahmeti nënshkruan “Aktin e Çairit” me Osmanin e Zejdin, shpall bashkimin më të madh kombëtar që nga viti 2001

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se sonte në Çair, së bashku me Bujar Osmanin dhe Skender Rexhepin – Zejdin, kanë nënshkruar të ashtuquajturin “Akti i Çairit”. Sipas Ahmetit, ky akt përfaqëson një bashkim të gjerë kombëtar, të cilin ai e cilësoi si më të madhin që nga vitit 2001.

Më poshtë shkrimi i plotë i Ahmetit:

Sonte, në Çair, bashkë me Bujar Osmanin dhe Skender Rexhepin – Zejdin, nënshkruam Aktin e Çairit, duke vulosur bashkimin më të madh kombëtar që nga viti 2001.

Të gjithë janë të bashkuar, si më parë, për ta kthyer dinjitetin, për ta kthyer nderin, për ti mbrojtur të arriturat. Atëherë kushtrimi ishte për ta fituar barazinë, sot është për ta mbrojtur atë.

#Bashkë për t’i dhënë fund diskriminimit, nënçmimit, keqmenaxhimit. Lëvizja gjithëpopullore e rezistencës dhe shpresës po bëhet çdo ditë më e fuqishme dhe më gjithëpërfshirëse!

Të gjithë në këmbë, gati për referendumin e tetorit!

MARKETING