Ali Ahmeti: Me vazalë e hyzmeqarë nuk mbahet shteti!

Ali Ahmeti: Me vazalë e hyzmeqarë nuk mbahet shteti!

Sonte, në ambientet e hotel “Aleksandar Palace” në Shkup, krerët e Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim, kanë mbajtur Akademi Solemne për hir të 24 vjetorit të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka folur për situatën aktuale politike dhe gjendjen e shqiptarëve në këtë shtet, duke bërë edhe njëherë thirrje për veting, me fjalët:” nëse jeni burra, e politikanë të ndershëm, ejani të bëjmë veting dhe mos ledhatoni puthadorët”.

“Pa shqiptarët, nuk mund të ketë shtet stabil, të qëndrueshëm dhe me një perspektivë që mund të ndërtojë të ardhmen. Sigurisht, që edhe komunitetet tjera kanë vendin e tyre, përgjegjësinë morale dhe kombëtare e kanë dy komunitetet më të mëdha. Me vazalë, sipas teorisë dhe elaboratir të Çebrolloviqit, nuk mbahet dhe nuk qeveriset shteti. Me argatë, e hyzmetqarë, vetëm që e lëndon dhe nuk i bën mirë shtetit. Ne jemi për paqe, jemi për dialog”, ka shtuar Ahmeti.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjithashtu ka theksuar se nuk ka kush që e fiton, Aleancën Kombëtare për Integrim dhe shqiptarët.

MARKETING