“Aleanca e Selës”: Ku mbeti “Akademia Shqiptare”, a ua mbylli gojën Mickoski!?
Ku mbeti “Akademia Shqiptare”, a ua mbylli gojën Mickoski!?
Ka javë që drejtuesit e koalicionit vLEN, kanë heshtur tërësisht temën për institucionalizimin e Akademisë së Shqiptarëve për shkencë, kulturë dhe art. Nga ana tjetër, sot padroni i tyre, Hristijan Mickoski, këtë temë e shpalli të mbyllur dhe të dështuar, duke deklaruar se këtë ua ka thënë edhe në fytyrë përfaqësuesve shqiptarë në Qeveri, duke i poshtëruar se nuk guxojnë as ta përmendin.
Pyesim publikisht shqiptarët që pa legjitimitet hyjnë në Qeveri, a kanë përgjigje për Mickoskin, ku ngeli Akademia e trumbetuar, a është e vërtetë se ua ka mbyllur gojën, si dhe a guxojnë t’i përgjigjen Mickoskit.
Paraprakisht ju bëjmë thirje që të mos shtrembërojnë të vërtetën dhe të mos luajnë me lojë fjalësh, por t’i përgjigjen direkt padronit të tyre. Nënshtrimi i tyre dëshmon pafuqinë e tyre si pasojë e mungesës së legjitimitetit, ndërsa poshtrimi para gjithë opinionit është poshtrim edhe për shqiptarët derisa ata ende thiren si përfaqësues të shqiptarëve në Qeveri.
– Aleanca për Shqiptarët –