Alarm te Real Madridi, shqetësohen për rënien graduale të formës së Kylian Mbappe

Alarm te Real Madridi, shqetësohen për rënien graduale të formës së Kylian Mbappe

Te Real Madridi po rritet shqetësimi për rënien e lehtë të formës së Kylian Mbappe në javët e fundit.

Sulmuesi francez ka qenë lojtari më i rrezikshëm i “Los Blancos” këtë sezon, duke shënuar mbi 50 për qind të golave të skuadrës – plot 18 gola në 15 ndeshje. Megjithatë, Mbappe nuk ka arritur të shënojë në dy ndeshjet e fundit, të cilat përkoinë edhe me faktin që Real Madrid nuk ka arritur të fitojë asnjërën prej tyre.

Kjo ka bërë që brenda klubit të ketë një ndjenjë shqetësimi se forma e yllit francez mund të jetë në rënie.

Në ndeshjen ndaj Liverpoolit, Mbappe ishte më aktiv se kushdo tjetër në sulm: pati më shumë goditje drejt portës (tre), realizoi pesë driblime dhe ishte i përfshirë në 46 aksione ofensive. Edhe pse nuk shënoi, ai mbeti pika më e ndritshme e madrilenëve në sulm.

Ndërsa ndaj Rayo Vallecanos, performanca e tij ra dukshëm, ashtu si edhe e pjesës tjetër të skuadrës. Megjithatë, Mbappe vazhdoi të ishte lojtari me më shumë tentativa (tre goditje) dhe u përpoq të krijonte rrezik individualisht, pa sukses.

Te Real Madrid shpresojnë që pauza ndërkombëtare ta ndihmojë 26-vjeçarin të qetësojë mendjen dhe të rikthehet me formën e zakonshme kur të rifillojë kampionati.

 

MARKETING