Aktivitete stërvitore të ARM-së në Liqenin e Ohrit

Aktivitete stërvitore të ARM-së në Liqenin e Ohrit

Pjesëtarë të Batalionit për Forca Speciale të Armatës së RMV-së sot prej orës 10:30 deri në orën 16:30, në rajonin rreth plazhit “Bafallo biç” në Ohër, do të realizojnë aktivitete stërvitëse.

Aktivitetet janë në kuadër të përgatitjes finale për stërvitjen demonstruese taktike – teknike të nesërme të Batalionit për Forca Speciale të Armatës – bastisje në një objekt lundrues dhe një vend komandues, që do të realizohet në orën 9, në lokacionin e njëjtë. Në stërvitje do të përfshihet edhe helikopter i VING-ut ajror të Armatës, bëjnë të ditur nga SPB Ohër.

U bëhet thirrje qytetarëve të cilët do të duan ta ndjekin stërvitjen nga vendet e shënuara, t’i respektojnë urdhrat e personave zyrtarë përgjegjës për sigurimin e kësaj ngjarje të rëndësishme.

MARKETING