Aksion MPB-së, Drejtorisë së doganave, DAP-it dhe ISHT-së kanë parandaluar kontrabandimin e mallrave të akcizës

Aksion MPB-së, Drejtorisë së doganave, DAP-it dhe ISHT-së kanë parandaluar kontrabandimin e mallrave të akcizës

Nëpunës policorë nga Departamenti për polici kriminalistike, Sektori për krim ekonomik dhe korrupsion në aksion të përbashkët të koordinuar me nëpunës doganorë nga Sektori për kotnroll dhe hetim pranë Drejtorisë së doganave, Drejtorisë për të ardhura publike dhe Inspektoratit shtetëror të tregut në disa lokacione në Shkup ndërmorën masa dhe aktivitete kundër kontrabandimit të mallrave të akcizës dhe evitimit të detyrimeve për shitje të duhanit të prerë dhe prodhime të duhanit pa akcizë dhe detyrime të paguara.

Siç kumtoi MPB, gjatë kontrollit është konstatuar se në objekt të shitjes, pronë e XH.A., janë gjetur dhe konfiskuar 90 kilogramë duhan të prerë, duke evituar pagesë të akcizës në shumë prej 193.500 denarëve. Krahas kësaj u konstatua se objekti nuk ka të regjistruar person juridik, për çka do të pasojë gjobë nga Inspektorati shtetëror i tregut.

Në tezgën në hyrje të tregut, pronë e U.H. janë gjetur dhe konfiskuar 105 kg. duhan, me ç’rast është evituar akciza prej 225.750 denarëve, i tërë malli është marrë  nga ana e Drejtorisë së doganave, ndërsa kundër personit do të pasojë edhe gjobë nga inspektorët e tregut, përderisa në automjetin pronë e O.I. janë gjetur dhe konfiskuar 19 kg. duhan i prerë, me çka ka evituar pagesën e akcizës në shumë të përgjithshme prej 40.850 denarëve

Me aksionin e sotëm të përbashkët është parandaluar kontrabandimi i mallrave akcizë në shumë të përgjithshme të detyrimeve të evituara ndaj shtetit mbi 460 mijë denarë. Kun dër personave do të pasojnë parashtresa adekuate nga institucionet kompetente, qëndron në kumtesë.

MARKETING