Aksident në rrugën rajonale Shkup-Tetovë ndërron jetë 19 vjeçarja

MARKETING
Një vajzë 19-vjeçare e ka humbur jetën në një aksident trafiku që ndodhi në rrugën rajonale Shkup-Tetovë, informoi Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas raportit të MPB-së, të premten rreth orës 16:20 në rrugën Shkup-Tetovë, një automjet BMË me targa të Shkupit e drejtuar nga 22-vjeçarja M.XH. nga fshati Semenisht i Komunës së Sarajit, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, me ç’rast 19-vjeçarja V.M. nga i njëjti fshat ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Qendrën klinike në Shkup, ku pas një ore u është nënshtruar plagëve.
“Lëndime të lehta kanë marrë bashkëudhëtaret A.M.(21), a.m.(21) dhe R.M.(24), të gjitha nga fshati Semenisht, të konstatuara në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup. Ekspertizë në vendin e aksidentit kanë kryer ekip i SPB SHkup dhe prokuror publik me urdhër të të cilit trupi i të ndjerës është dërguar në autopsi”, thonë nga MPB-ja.