Aksident në mes tre veturave në rrugën Tetovë-Shkup

Aksident në mes tre veturave në rrugën Tetovë-Shkup

SPB Tetovë njofton se ka ndodhur një aksident në komunikacion në rrugën Tetovë-Shkup, ku kanë marrë pjesë tre automjete.

“Dje mbrëma (21-mars) në orën 21:50 në SPB- Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Shkup, në Grupçin të Tetovës ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin ishin përfshirë tre vetura edhe atë: “Golf” me targa të regjistrimit të Italisë të drejtuar nga S.R.(38) nga Bojana e Shkupit, vetura “Mercedes” me targa të Tetovës të drejtuar nga J.J.(58) nga Llërca e Tetovës dhe vetura “Opel”, gjithashtu me targa të Tetovës të drejtuar nga U.B.(35) nga Liseci i Tetovës.
Në aksident, pasagjerja nga vetura “Opel” S.B. (35) nga Liseci, ka pësuar lëndime të rënda trupore, kurse shoferi i të njëjtës veturës dhe pasagjerja në veturën ,”Mercedes” F.C. (49) kanë kaluar me lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës, ku ishin transferuar për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.
Në vendin e aksidentit, shtojnë nga atje, inspektimin e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.

MARKETING