Aksident i tmerrshëm në Turçan të Gostivarit

Aksident i tmerrshëm në Turçan të Gostivarit

Mëngjesin e së hënës në hyrje të Turçanit të madh te ura e fshatit ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Vetura e markës Mercedes me targa të Gostuvarit ka devijuar nga rruga dhe ka rënë në shtratin e lumit Vardar, raporton Flaka

Nga Spitali i Gostivarit njoftuan që të aksidentuarit u pranuan në spital rreth orës pesë të mëngjesit, njëri në gjendje më të lehtë shëndetësore kurse tjetri në gjendje më të rëndë.
Mjeku kujdestar njoftoi që për shkak të seriozitetit të lëndimeve, njëri pasagjer është transferuar urgjentisht në Klinikën e Shkupit. Pacienti ka pasur thyerrje fraturash por është jashtë rrezikut për jetë.

”Pacienti tjetër është mbajtur për egzaminim në Spitalin e Gostivarit dhe giendja e tij është stabile”, tha për Flaka mjeku kujdestar.

Raportohet që në makinë në momentin tragjik kanë ndodhur dy persona, J.J nga Gostivari dhe A.F banor i Turçanit.

Ekipet nga Policia dhe Urgjenca kanë dalur në vendngjarje. Pas egzaminimit të gjendjes faktike në terren, me anë të shërbimit të karrotrecit makina është tërhequr nga vendi i aksidentit.

MARKETING