Aksident i rëndë në rajonin e Qendër Zhupës, humb jetën një 31-vjeçar

Aksident i rëndë në rajonin e Qendër Zhupës, humb jetën një 31-vjeçar

MPB njofton se dje nga një aksident rrugor në Qendrën Zhupa ka humbur jetën një 31-vjeçar.

Më datë 16.04.2023 në ora 13:55 është raportuar se në rrugën lokale fshati Elevci – fshati Evla, Qendër Zhupa, automjeti “Volkswagen wide” me targa të Strugës i drejtuar nga M.M.(31) nga fshati Vranisht, ka dalë nga rruga.

Shoferi i automjetit ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore. Inspektim është kryer nga Prokurori Publik dhe një grup inspektues nga stacioni policor i Dibrës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MARKETING