Ahmeti: Të kaluarën nuk duhet ta harrojmë, por duhet ta ndërtojmë të ardhmen

Ahmeti: Të kaluarën nuk duhet ta harrojmë, por duhet ta ndërtojmë të ardhmen

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka vazhduar takimet me qytetarët. Këtë herë Ahmeti me kabinetin qeveritarë ka vizituar Jegunovcin ku edhe ka takuar banorët e kësaj zone.

“Gjithmonë kemi punu që te kemi paqe dhe stabilitet jo vetëm për vendin tonë për për gjithë rajonin, ta luftojmë të keqen dhe të gjejmë një gjuhë të përbashkët. Të kaluarën nuk duhet të harrojmë por duhet ta ndërtojme të ardhmen. Unë nuk jam politikan i ekraneve televizive e as kancellarive, por vi nga një fushë tjetër që ua di hallet popullit, ndaj jam krah juve për të ju dëgjuar gjithmonë”, deklaroi Ahmeti.

MARKETING