Ahmeti nga Gostivari: Shqiptarët dhe BE-ja ruajnë identitetin maqedonas!

Ahmeti nga Gostivari: Shqiptarët dhe BE-ja ruajnë identitetin maqedonas!

Kreu i BDI-së gjatë një takimi me komunitetin e biznesit në Gostivar ka bërë thirrje që të mbështetet rrugëtimi evropian I vendit dhe Maqedonia e Veriut të futet në tregun evropian prej 500 milion banorëve. Lideri I BDI-së u ka bërë thirrje maqedonasve që të mbështesin anëtarësimin në BE, pasi sipas tij, vetëm në këtë mënyrë ata do të ruajnë identitetin e tyre.

“Ne duhet të koncentrohemi se si vendin ta anëtarësojmë në BE dhe nuk ka asnjë rrezik për komunitetin maqedonas, pasi mund ta ruajë identitetin e vet të paprekshëm duke qenë në bashkëpunim të ngushtë e të afërt me shqiptarët si komuniteti I dytë më i madh, sepse ne as kontestojmë histori të tyre, as gjuhë e as kulturë, por ne pranojmë identitetin e tyre ashtu sic ata e kanë deklaruar”, tha Ahmeti.

MARKETING