Ahmeti: Hyrja eventuale e ASH-së në Qeveri nuk ka bëje me zhvillimet brenda BDI-së
Shumica qeveritare është stabile, por po tentohet të krijohet një Aleancë për Evropën e Bashkuar. Kështu tha sot, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i pyetur në lidhje me deklaratat se Aleanca për Shqiptarët është afër hyrjes në Qeveri.
Ahmeti tha se ky proces nuk ka të bëj me zhvillimet brenda BDI-së.
“Nuk ka të bëjë këtu me frikë të BDI-së, BDI pa diskutim është fitues i zgjedhjeve, mjaft e kanë provuar këto 20 vite ta fitojnë BDI-në, por nuk e kanë fituar. Tani të reflektojmë dhe të gjithë nga pak të mposhtim krenarinë dhe të shohim se si do ta ndërtojmë një front për ta përshpejtuar rrugën drejt BE-së. Dhe nëse ka të drejtë morale dhe kombëtare dikush ta marrë këtë nismë, kam unë personalisht Ali Ahmeti, që t’i ftojë të gjithë të ulemi, t’i themi hajdeni sepse ky është momenti i rëndësishëm për të avancuar cështjet tona”, ka deklaruar kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.