Ahmeti dhe Taravari takohen me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj

Ahmeti dhe Taravari takohen me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim në Shkup me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Përmes një postimi, Ahmeti ka theksuar se në një atmosferë vëllazërore dhe tejet të përzemërt, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpritën Presidentin Begaj, me të cilin diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve në rajon, forcimin e lidhjeve institucionale e kombëtare, si dhe për sfidat e përbashkëta në rrugëtimin euroatlantik.

“Takime të tilla janë dëshmi se komunikimi dhe koordinimi ynë i përbashkët mbetet thelbësor për avancimin e çështjeve që prekin interesin kombëtar dhe shtetëror”, ka shkruar Ahmeti.

Ndërkohë, edhe kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka njoftuar për takimin e zhvilluar në Shkup me Presidentin Begaj.

Taravari ka theksuar se në një atmosferë vëllazërore dhe konstruktive është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërshqiptar, forcimin e lidhjeve institucionale dhe përkushtimin e përbashkët ndaj integrimit evropian.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm në funksion të koordinimit politik dhe institucional ndërmjet faktorëve shqiptarë në rajon dhe Republikës së Shqipërisë.

MARKETING