Ahmeti dhe Sela firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit, ASH e Selës pjesë e “Frontit Europian”

Ahmeti dhe Sela firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit, ASH e Selës pjesë e “Frontit Europian”

Sonte në tubimin në Gostivar të Frontit Europian, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe pjesa e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion.

Në kuadër të “Frontit Europian” deri më tani kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe kryetari i Lëvizjes Populli – Skender Rexhepi, ai i PDSH-së Menduh Thaçi dhe kreu i PDE-së, Arjanit Hoxha.

Po ashtu marrëveshje janë firmosur edhe me parti të komuniteteve – si me Unionin e Romëve, me Partinë Demokratike Turke dhe me Lëvizjen e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, ndërsa gjatë këtyre ditëve pritet që të nënshkruhet memorandum bashkëpunimi edhe me një parti boshnjake./SHENJA

MARKETING